
Pasi lufta në Iran ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë një dëm të madh ekonomik në mbarë globin, qeveritë në mbarë botën kanë marrë masa për të lehtësuar barrën ndaj qytetarëve të tyre. Në Shqipëri, qeveria mbushi arkat nga rritja ekstreme e çmimeve, ndërsa populli mbeti në mëshirë të fatit me naftë që arriti në çmimi mbi 220 lekë për litër, ndër më të shtrenjtat në rajon dhe europë.
E teksa situata është stabilizuar disi dhe po flitet për arritjen e një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, është bërë i ‘gjallë’, ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili në një intervistë televizive bëri me dije se nëse do të ketë përshkallëzim të luftës në Iran, do të ndërhyhet me mbështetje direkte drejt grupeve më vulnerabël. Në një kohë kur nafta ende shitet me 200 lekë/litri dhe çmimi për kilogram i disa perimeve ka kapur shifrën e 600 lekëve, ministri ynë flet për ndihmë në rast përshkallëzimi.
“Nuk parashikojmë dot fundin e krizës, por institucionet kanë vlerësuar masat e qeverisë, duke nisur nga Bordi i Transparencës, si dhe mekanizmi i reduktimit të akcizës kur çmimi i karburantit kalon një limit të caktuar. Sa i përket sugjerimeve të tyre, ne do të duhet të mbajmë nën monitorim inflacionin dhe vetëm në rast se do të kemi një përshkallëzim të kësaj situate, nëse do të kemi rritje drastike të çmimeve të shportës, do të ndërhyjmë me mbështetje direkte drejt grupeve më vulnerabël”, theksoi ministri i Financave, Petrit Malaj për "A2CNN".
Lini një Përgjigje