Politike 5 Dhjetor 2023, 09:25

Ndarja nga jeta e kolosit të kinematografisë shqiptare Mirush Kabashi, reagon Rama dhe Begaj

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e kolosit të kinematografisë shqiptare Mirush

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar pas vdekjes së aktorit të madh të kinematorafisë shqiptare, Mirush Kabashi.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shkruan Begaj.

Ndërsa Rama shkrun “LAMTUMIRË MIRUSH”.

Kolosi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit”, mbylli sytë në moshën 75-vjeçare.

 

mirush kabashi