Politike 5 Dhjetor 2023, 07:40

“Gaz Bardhi pazare me Ramën”, Daci debat me Abilekajn: Ka tentuar të kapë poste të larta në qeveri

Shkruar nga Pamfleti

“Gaz Bardhi pazare me Ramën”, Daci debat me Abilekajn: Ka

Analisti Enton Abilekaj dhe juristi Jordan Daci janë përfshirë në debate lidhur me funksionin e opozitës.

Të ftuar në Euronews Albania, Daci tha se grupe të ndryshme brenda opozitës, përfshi edhe atë të Gazment Bardhit, kanë bërë pazare me kryeministrin Edi Rama, për disa funksione kyçe në qeveri.

Por nga ana tjetër, Abilekaj tha se atij nuk i rezulton të ketë ndodhur diçka e tillë me grupin e Gazment Bardhit.

Pjesë nga debati në studio:

Daci: Ka plot figura që po përpiqen të bëjnë një luftë personale, por nuk sjellin gjë në shumatoren e opozitës. Ajo që ne presim është që ata të mbrojnë interesin publik dhe jo interesin e vetë. Në thelb ata po zihen për asgjë, po tentojnë të ndajnë një pushtet, që materializohen në poste formale brenda Kuvendit.

Abilekaj: Opozita në Kuvend i ka funskionet më të larta. S’ka funksione të tjera opozita.

Daci: Nuk mund të jesh një me Ramën ti, të bësh akuzë për një çështje e pastaj të dalësh bllof se stë beson më njeri.

Abilekaj: Më thuaj po ke gjë me Gazment Bardhin, se mua nuk më rezulton një gjë e tillë.

Daci: Ti i di për vete, pse bën sikur si di. Mua më rezulton që në 2-3 raste grupi i Bardhit ka bërë tentativa. Ka plot raste që ky grup dhe grupe të tjera kanë bërë dille me Ramën për emërime në poste kyç në sistemin e qeverisjes

Abilekaj: Mos thua për Avokatin e Popullit?

Daci: Jo mo kjo është më banalja.

rama bardhi pazare