TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 12:46

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliajn

Shkruar nga Pamfleti
Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliajn
Erion Veliaj në Kushtetuese

Është ndërprerë seanca në Kushtetuese përkryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës Erion Veliaj.

Pas dëgjimit në seancë të pyetjeve të trupit gjykues, argumentet e kryebashkiakut Erion Veliaj që ka ankimuar shkarkimin e tij nga detyra, si edhe pyetjeve të përfaqësuesve të Këshilit të Ministrave, u vendos ndërprerja për 30 minuta e seancës.

Trupa gjykuese do të rikthehet në sallë për të vazhduar me subjektet në orën 13:05.

“Do të bëjmë 30 minuta pushim në këtë moment dhe do të vazhdojmë me subjektet e interesuara.

Gjykata do të rikthehet në orën 13:05”, u shpreh kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

erion veliaj në kushtetuese

Lini një Përgjigje