Pse vendet ballkanike do të përfitojnë shumë pak ekonomikisht...
Pranimi i 9 vendeve kandidate do të sillte një kosto prej 170 miliardë eurosh në 7 vjet, ose rreth 0.17 për qind e PBB-së së BE-së. Ato do të përfitojnë plotësisht nga fondet vetëm 10 vite pas anëtarësimit, por edhe atëherë norma do të jetë e ulët për shkak të numrit të vogël të popullsisë, sidomos vendet e Ballkanit, dhe PBB-së së tyre të vogël…
Sa do t’i kushtonte Bashkimit Evropian pranimi i Ukrainës, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera kandidate? Përgjigjja më e menjëhershme - e bazuar shpesh në perceptime dhe frika jo gjithmonë të mbështetura nga të dhëna objektive - do të ishte “shumë”.
Megjithatë, studime të ndryshme tregojnë të kundërtën. Përqendrimi vetëm te kostot është një gabim strategjik, ndërsa duhen marrë parasysh edhe faktorët që mund të sjellin përfitime për vendet anëtare ekzistuese.
“Duke parë zgjerimet e mëparshme, është dashur rreth një dekadë që vendet e reja të përfitonin plotësisht nga fondet e BE-së. Në rast të pranimeve të reja, skenari do të ishte i ngjashëm” - shpjegon për OBCT Zsolt Darvas, studiues i lartë pranë think-tank-ut ekonomik Bruegel me bazë në Bruksel.
Ai është bashkautor i një analize mbi ndikimin e mundshëm të zgjerimit në buxhetin
e BE-së. Zgjerimi i tregut të përbashkët te vendet e reja anëtare do të sillte efekte pozitive për ekonomitë e 27 vendeve aktuale.
Kompanitë e tyre do të mund të rrisin prodhimin, të krijojnë më shumë vende pune dhe, për pasojë, të derdhin më shumë taksa në buxhetin kombëtar. “Këto përfitime do të kompensonin kostot direkte të zgjerimit që do të mbuloheshin nga buxheti i BE-së”- sqaron Darvas.
Rishpërndarja e burimeve të BE-së
Analiza e Bruegel bazohet në dy skenarë: njërin që përfshin vetëm Ballkanin Perëndimor dhe një tjetër që përfshin edhe Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Turqia përjashtohet për shkak të pezullimit të negociatave në vitin 2018.
Sipas Darvas, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin fonde të kufizuara për shkak të madhësisë së vogël të popullsisë dhe PBB-së. Nën një
periudhë afatgjatë, shtetet aktuale nuk do të humbnin burime të konsiderueshme.
Një studim i Qendrës së Politikave Europiane në Beograd e përshkruan ndikimin fiskal si të krahasueshëm me çmimin e një filxhani kafeje për çdo qytetar të BE-së.
Ukraina është rast tjetër, për shkak të popullsisë së madhe dhe sektorit bujqësor të gjerë.
Nëse rregullat e buxhetit të BE-së mbeten të pandryshuara, pranimi i nëntë vendeve kandidate do të sillte një kosto prej 170 miliardë eurosh në shtatë vjet, ose rreth 0.17 për qind e PBB-së së BE-së.
“Nuk është një shifër e vogël, por sigurisht jo e pamundur për t’u menaxhuar”, thekson Darvas. Kjo kosto, e shpërndarë mes 27 vendeve, do të kishte ndikim “modest” për shumicën e tyre.
Ndikimi në politikat e kohezionit
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me fondet e kohezionit, të cilat shpërndahen bazuar në PBB-në për frymë të rajoneve krahasuar me mesataren e BE-së. Hyrja e vendeve të reja do të ulte ndjeshëm mesataren, duke bërë që shumë rajone të ndryshojnë kategori dhe të marrin më pak fonde.
Humbjet më të mëdha do t’i pësonin rajonet në Itali dhe Spanjë, me rreth 9 miliardë euro secila, të ndjekura nga Portugalia, Hungaria dhe Rumania. Megjithatë, pritet që rregullat e kohezionit të ndryshojnë pas vitit 2028, duke e bërë më fleksibël shpërndarjen.
Përfitimet ekonomike të zgjerimit
Zgjerimi do të sillte mundësi të mëdha investimi për kompanitë europiane. Përvoja e zgjerimeve të kaluara tregon se vendet e reja jo vetëm kanë marrë fonde nga Brukseli, por kanë gjeneruar edhe tregti dhe investime private.
Industria, prodhimi dhe sektori bankar i vendeve aktuale do të përfitonin më shumë. Ukraina është veçanërisht tërheqëse për shkak të nevojës për rindërtim pas luftës. “Kompanitë gjermane, polake, italiane dhe të tjera do të gjeneronin fitime të mëdha”- thekson Darvas.
Këto fitime do të tatoheshin në vendet e origjinës, duke rritur të ardhurat kombëtare. Përveç kësaj, territori i gjerë dhe burimet natyrore të Ukrainës - si çeliku, alumini dhe energjia hidroelektrike - do të ishin një aset për BE-në.
Integrimi i plotë i rrjeteve energjetike do të përmirësonte sigurinë e furnizimit në Europë. Bujqësia mbetet një pikë e ndjeshme. “Nëse Ukraina hyn në bllok, konkurrenca e brendshme do të shtohej dhe është e lehtë të imagjinohet që fermerët të protestojnë” - paralajmëron Darvas.
Megjithatë, duke qenë se bujqësia evropiane është fitimprurëse dhe konkurruese, ai e sheh të pamundur që pranimi i Ukrainës të ketë një ndikim negativ afatgjatë. Marrëveshja e pranimit ka gjasa të përfshijë dispozita kalimtare për hyrjen graduale të produkteve bujqësore ukrainase në tregun e përbashkët./Pamfleti nga “Balcani Caucaso”
BE duhet Te reformohet urgjentisht , structurat , rregulloret dhe cdo gje duhet ti nenshtrohet reformist , Jane structural Te Cierra qe nuk vlejne me . Zoo keshtu NATO duhet reformuar . , ti pershtatet kushteve te reja . Kur Trump kerkon qe NATO Te veproje , akoma refusing . Ne keto kishte Trump do dale nga NATO Po keshtu OKB qe sic I thonte Bismarck’s parliaments Gjerman ne kohen e tij Latakia e Frankfurtit ,7 dhe zOKB eshte be Llafazania e botes E gjithe boat duhet Te reformohet duke fillu nga lighter demokratike Te married se pushteteve , se si popujt do zgjedhor pushtetaret. etc