TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 21:14

“Në çdo stacion autobusi Edi, Iliri, Saliu”, Shabani: Di njeri ku kandidojnë këta?

Shkruar nga Pamfleti

“Në çdo stacion autobusi Edi, Iliri, Saliu”, Shabani: Di

Kryetari i “Nismës Thurrje”, Endri Shabani, ka komentuar nisjen e fushatës elektorale.

Shabani deklaroi se plani i qeverisë nuk është të bëjë ndonjë punë për qytetin, por për ta përdorë fushatën si referendum, ne përballë Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Ai shtoi se liderët politikë po dominojnë fushatën zgjedhore, ndërkohë që nuk janë kandidat për asnjë bashki.

Në çdo stacion autobusi në Tiranë është Edi Rama lart, Ilir Meta dhe Sali Berisha poshtë, ky Rama në çfarë bashkie kandidon. Ky është kryeministri i të gjithë shqiptarëve, i cili menaxhon taksat e qytetarëve edhe atyre që nuk votojnë për PS-në. Ky lë punën e qeverisë që i është ngarkuar dhe del në fushatë dhe del e dominon atë. Ajo që dua të them është se nuk është plani për të bërë një punë për qytetin është për ta përdorur si një referendum, unë përballë atyre, e reja kundër të vjetrës”, tha Shabani në “Euro News”.

shabani fushata zgjedhje

Lini një Përgjigje