
Ish-kryeministri Berisha ka replikuar sot sërish me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në Kuvend teksa opozita kërkonte futjen në rend të ditës të kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Sipas Berishës implikimi i qeverisë në aferën e inceneratorëve është aq i madh saqë biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto del në çdo syrtar.
Replikat
Berisha: Tenderi i Elbasanit u mbyll me 10 mln euro e 8 mln tepruan në xhepin e Ramës. Me tenderin e Fierit, iu dha Zotos. Tani mbetën 23 mln euro në xhepat e Ramës. Po si mund t'i dilni zot kështu mor. Pse është Rama njeriu më kryesor se oreksi vjen duke ngrënë.
E dinte që po shkelej me dy këmbë, po Rama diktonte dhe ndante copa. Tani pas 6 viteve të kontraktimit të djegësit të Tiranës, nuk ekziston asnjë objekt i ndërtuar, në një kohë kur janë dhënë mbi 100 mln euro. Asnjë aferë nuk ka përfshi, ju do ju djegin flakën e djegësave që nuk u ndërtuan.
Në çdo sirtar që hapni ju del Zoto dhe Mërtiri. Edhe ty Ulsi do të dalë diçka.
Manja: Mua më ke lënë të zgjedhjet hala, ma ngri çik stekën.
Berisha: Atje je ti te krimi elektoral, atje do të dënohesh ti.
Manja: Ma ngri çik stekën ma ngri.
Berisha: Rama ia mbathi, ai tjetri u arratis. Me mungesën e tij ai (Rama) nxin. Afera shkon në 720 milionë euro. Prokuroria nuk guxon të konfiskojë veprat e krimit.
Nikolla: Mbaroi koha.
Berisha: Koha mbaroi, por vjedhjet tuaja nuk mbarojnë kurrë.
Lini një Përgjigje