Stilistja e njohur Vera Wang ka festuar 77-vjetorin e lindjes, duke tërhequr sërish vëmendjen e publikut me pamjen e saj rinore dhe një ndryshim të papritur në stil.
Ajo publikoi në “Instagram” disa foto nga festa e ditëlindjes, ku u shfaq me një model të ri flokësh “bob” në ngjyrë bionde, duke lënë pas flokët e saj karakteristikë ngjyrë kafe të errët.
Ndryshimi u komentua menjëherë nga ndjekësit, të cilët nisën të spekulonin në rrjetet sociale se mund të bëhej fjalë për një paruke, megjithëse Vera Wang nuk ka dhënë asnjë sqarim për pamjen e re.
Për festë, ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant pa mëngë, të kombinuar me taka me motive leopardi. Në fotot e publikuara, stilistja shfaqet e buzëqeshur mes miqve dhe familjarëve, teksa fik qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes me numrin 77.
Nuk është hera e parë që Vera Wang surprizon me transformime në pamje. Gjatë viteve, ajo ka eksperimentuar shpesh me modele dhe ngjyra të ndryshme flokësh, duke u bërë një nga figurat më të komentuara të botës së modës.
Përveç suksesit në industrinë e modës, ajo mbetet një nga emrat më të diskutuar edhe për pamjen e saj rinore, që shpesh ngjall habi tek fansat.
Vera Wang ka theksuar vazhdimisht se mosha është vetëm një numër dhe nuk duhet të kufizojë mënyrën e jetesës apo kujdesin për veten. Në intervista të mëparshme, ajo ka treguar se energjinë e saj ia dedikon punës së vazhdueshme, një stili aktiv jetese, gjumit cilësor dhe, siç ka thënë me humor, “një kokteji herë pas here”.
Sipas saj, sekreti për t’u ndjerë gjithmonë e re është të mbetesh aktive, e angazhuar dhe të mos humbasësh pasionin për jetën dhe punën.

Lini një Përgjigje