
20 persona u shoqëruan nga Policia pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Babai i ekspertit të IT, Gent Progni, i cili ishte ndër të shoqëruarit gjatë protestës së sotme, kritikoi qeverinë dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë.
"Policët nuk guxojnë të flasin, kanë frikë se po hapën gojën do jenë pa punë. Këta nuk e kuptojnë që populli do i çojë në vendin e vet këta kriminelë që kemi në pushtet. Djali im është rritur me edukatë për familjen, kombin dhe Shqipërinë", deklaroi ai.
I ati i Progni përdori një formulim ironik për të kritikuar kryeministrin Edi Rama, teksa përsërit thirrjen që qytetarët t'u bashkohen protestave.
"Unë jam koleg i Edi Ramës, kam luajtur basketboll me të. Rama u thotë shqiptarëve: 'Unë ju rrejta, ju gënjeva, ju vodha, ju burgosa, ju talla, ju shkela me këmbë, ju vrava, ju mora punën, tokën, ju rrita naftën, ju rrita taksën. Ju shkatërrova shëndetësinë, ju rrita çmimet e ushqimeve, ju vrava shpresën dhe përsëri nuk më rrëzoni. Çfarë duhet të bëj që të më rrëzoni?', Ju bëj thirrje qytetarëve të dalin në protestë", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje