TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2023, 12:33

Në koalicion me Metën? Berisha: Po diskutojmë të gjitha opsionet!

Shkruar nga Pamfleti

Në koalicion me Metën? Berisha: Po diskutojmë të gjitha

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat në selinë blu, pas takimit që pati me kreun e PL-së Ilir Meta pak minuta më parë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me koalicionin e 14 majit dhe futjes së kandidatëve të tij në zgjedhje me partinë e Metës, ai tha se të gjitha opsionet janë në diskutim.

Diskutimi me Metën ishte bashkërendimi i të gjitha forcave për fitoren e 14 majit. Që të gjitha opsionet janë në diskutim”, tha Berisha.

Mdërsa sa i takon refuzimit për tu futur në zgjedhje me Alibeajn pas propozimit të ktij të fundit, Berisha tha se "Alibasha" është marrë peng nga Rama dhe se nuk negocion me pengjet. 

"Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri se me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Ramës do mund të bëjnë pazar me ne, zbatojnë porositë e Ramës", u shpreh ai.

Ai tha gjithashtu se Rama është i pashpresë, teksa shtoi se kupa tani është derdhur dhe atë e pret fati i ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili përfundoi në burg.

Rama sikur të mbledhë të gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit është i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet anti demokratike,  lidhjet me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron “Alibasha-Brava”. Me këtë start siguroj shqiptarët se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin veprime in extremis, të një njeriu të tmerrua, që rryma po e çon drejt McGonigal dhe që përpiqet të kapet në fije bari si ‘brava’ dhe ‘alibasha’. Tjetër është morali i Ramës dhe pengjeve të tij, tjetër është morali i shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

 

berisha meta zgjedhjet

Lini një Përgjigje