
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Fitim Zekthi, tha se afrimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën nuk shton asnjë votë për këtë dyshe politike.
Ai u shpreh se në PD janë dy entitete të mëdha, të cilat kanë vota dhe ajo është Berisha dhe Basha. Sipas tij, grupi i deputetëve që janë rreshtuar krah Bardhit nuk kanë vota.
Zekthi theksoi se mes këtyre entiteteve më e pranueshmja është krahu i Bashës, pasi Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA dhe është totalisht i izoluar.
“Unë dua të them këtë gjë. Ka dy entitet të mëdha, Berisha dhe Basha. Ata kanë flukset e tyre në PD. Berisha duket se është më i madh, por Berisha është non grata dhe nuk është alternativë. Basha është më e vogël, por nuk është non grata. Është bartëse e vlerave konservator. Bardhi, në gjykimin tim nuk i shton asnjë votë Berishës. Është marrëzi dhe verbëri. Votat janë në dy flukse, Berisha dhe Basha", tha ai për “Abc news”.
Lini një Përgjigje