TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 22:24

Nga historia e lobimit për “non-gratën” e Berishës te arrestimet e SPAK, Rama rrëfen “mëkatet” një javë para zgjedhjeve!

Shkruar nga Pamfleti

Nga historia e lobimit për “non-gratën” e Berishës te

Rama shtoi më tej se Berisha e di fare mirë se nga i ka ardhur “non-grata”.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pasur të bëjë asgjë me shpalljen non-grata të Sali Berishës. Gjatë një intervistë televizive, Rama tha se teoritë që ai ka ndikuar me Soros për shpalljen non-grata të kreut të opozitës, janë budallallëqe, pasi Amerika nuk blihet.

Kryeministri shprehet se të gjitha historitë për ndikim me anë të “McGonigal” janë absurde. Rama shtoi më tej se Berisha e di fare mirë se nga i ka ardhur “non-grata”.

Bufin e kënetës ti e njeh mirë. As ai vetë nuk e beson atë që thotë. Ai e di shumë mirë nga çfarë i ka ardhur ajo që i ka ardhur. Ai e di që nuk ka lidhje George Soros dhe as unë. Është kapur pas asaj narrative, sepse diçka do ta thotë. Që të mendosh se mundet një kryeministër, i një vendi si Shqipëria, ose kushdo, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, të ndikojë një firmë të vetme nga Sekretari i DASH, do të thotë të mos njohësh Amerikën. Po të ishin SHBA-të një vend që mund të merreshin për hunde nga interesat politike të një vendi atje, apo paratë e kujtdoqoftë, nuk do të ishin superfuqi botërore. Sa ka para bota dhe sa naftë ka, sa ar dhe diktatorë ka bota, që do ta kishin futur në thes Amerikën? Ata nuk kanë mundur ta ndikojnë Amerikën në asnjë mënyrë. Ku blihet Amerika me lekë? Ti merr lekët dhe të këput dhe kokën.  Historira pastaj budallallëqe, Soros, McGonigal, janë budallallëqe, nuk funksionon kështu. Bufi e di shumë mirë nga i ka ardhur, është i qartë në gjithçka. Nuk e tregon dot ai nga i ka ardhur”, tha Rama.

Më tej Rama shprehu habinë për lobimin 6 milion dollarë të PD-së në SHBA, shifër të cilën ai e konsideron shumë të lartë. Kryeministri shtoi se Bashës iu bë gjëma për një lobim shumëfish më të vogël. Në perspektivën e tij, Rama sheh se lobimi i PD-së në SHBA do të prodhojë kosto politike për vetë partinë, sipas tij kjo kontratë do të kthehet në bumerang për demokratët.

“Është një shumë marramendëse. 6 milionë dollarë janë shumë. Lulit për 500 mijë iu bë gjithë ajo gurgule. 6 milion! Çfarë do me thënë? Dalin ca patriotë që vendosin të ndihmojnë PS dhe japin 6 milion? Blendi Klosi firmos po unë nuk kam lidhje? Ajo kontratë do të jetë një bumerang i madh jo vetëm këtu por edhe në SHBA. Politikisht them se ligjërisht nuk e di. Në Shqipëri, ligjërisht ajo është 100% e paligjshme. Ti nuk ke të drejtë të marrësh donacione përtej një shume të përcaktuar”, tha ai në emisionin “Të Paekspozuarit”

I pyetur në lidhje me arrestimet e zyrtarëve për korrupsion, kryeministri Rama tha se PS nuk mbron askënd në përballjen me drejtësinë. Rama theksoi se raportet me drejtësinë janë të tjera nga ato të vitit 2011, kur vendi drejtohej nga qeveria “Berisha”.

U vranë njerëz në bulevard, prokurorja e Përgjithshme nuk mori dot në pyetje tre njerëz. Ai u bë mbrojtës i një krimi ku ka dorë vetë. Ne mund të mbajmë atë qëndrim që kemi mbajtur. Nuk jemi studio avokatie e askujt. Sot një nga gjërat për të cilat jemi në tryezë me BE-në është se ne jemi të parët në rajon në integritetin e prokurimeve publike. Kemi 80 pikë, të tjerët janë poshtë”, tha Kryeministri.

Rama, foli edhe për dështimin e strategjisë për menaxhimin e mbetjeve, konkretisht inceneratorët, që rezultuan në një aferë korruptive, për të cilën disa zyrtarë kanë rënë në pranga, ndërkohë që në Sharrë ka një emergjencë dhe sot mbetjet hidhen edhe nëpër lumenj. Kryeministri u justifikua duke thënë se situata vështirësohet nga fakti që Sharra është në sekuestro.

Nuk janë as 400 as 150 në realitet. Çfarë është paguar? Shërbimi. Sa i përket strategjisë, jemi ku e ku me ku ishim më parë nga pikëpamja e grumbullimit. Ajo që po të thosha, kontratat me këto struktura, kanë një çmim që është qesharak në raport me çmimin real që paguhet në çdo vend të Europës. Problematika aty, çfarë ka ndodhur midis palëve jashtë binarëve të ligjit. Këtë po heton prokuroria. Situata vështirësohet nga fakti që Sharra është në sekuestro. Sharra administrohet nga agjencia a aseteve të sekuestruara. Ne nuk mund të bëjmë ndonjë gjë më shumë se kaq. Administrojmë atë që është aty. Duhet të ecet me investime. Duhet hequr nga duart e atyre dhe e heq gjykata, jo ne. Administrohet nga shteti. Nuk paguhen ata, pagesat bëhen për të vazhduar puna nga agjencia shtetërore. Problemi i këtij hotspoti që është Sharra, është shumë i lidhur e procesin... Është diçka që edhe e kemi, edhe nuk e kemi. Tërësia e mbetjeve, është komplet botë tjetër me çfarë ishte deri dje”, përfundoi kryeministri.

Lini një Përgjigje