TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 22:01

Nga SPAK e KLSH, te ILDKP dhe Pastrimi i Parave, lista e institucioneve që synon të kapë Rama me ndihmën e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Nga SPAK e KLSH, te ILDKP dhe Pastrimi i Parave, lista e institucioneve që
Pazaret Rama-Berisha

Problemi është se politika synon të vërë nën këmbët e saj çdo institucion të pavarur dhe kjo është kambanë alarmi...

Teksa zgjedhjet po afrojnë, Rama ka dalë me një teori të re, atë të bërjes bashkë për të shfarosur korrupsionin. Sot ai i dërgoi një ftesë të dytë grupit të Sali Berishës, që të bëhen bashkë me qëllim ngritjen e “super komisionit”, që do të ketë në dorë fatet e shtetit.

Mirëpo teksa ndërkombëtarët e besojnë, shqiptarët janë skeptikë. A mundet që të korruptuarit të luftojnë korrupsionin? PS ka 10 vite në pushtet dhe korrupsioni ka kapur majat. Kryeministri u kujtua të ndërmarrë këtë hap në një kohë kur SPAK po vepron.

Por duket se qëllimi nuk është vetëm të dublojë drejtësinë. Rama duket se po tenton edhe të bllokojë rubinetet që dërgojnë ujë te SPAK. Për të qenë më të qartë, Rama synon të kapë shumë institucione të tjera që furnizojnë prokurororinë me informacione.

Ai që e nxjerr zbuluar është neni 6 i rezolutës. Aty duket qartë se kë synon të kapë mazhoranca me ndihmën e grupit të Berishës. Përveç organeve të drejtësisë, PS ka vënë në shënjestër: Krimin Ekonomik, Drejtorinë e Pastrimit të Parave, ILDKP, KLSH, Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Tatimet, Kadastrën dhe grupet e auditit të brendshëm.

Një pjesë e madhe e institucioneve më lart janë në varësi të qeverisë, por kemi institucione si KLSH, ILDKP, SPAK apo Pastrimi i Parave që duhet të jenë të pavarur. Me këtë nismë, synohet që të vihen në kontroll. KLSH është sot për sot organi i vetëm që bën denoncimin e korrupsionit. Për ILDKP duket se nuk ka shumë nevojë, pasi ky institucion nuk bën më as kallëzime dhe asgjë tjetër dhe politika është shumë e kënaqur. Problemi është se politika synon të vërë nën këmbët e saj çdo institucion të pavarur dhe kjo është kambanë alarmi.

Të thellojë më tej përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit duke mundësuar një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë ndër të tjera edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç vepruam me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të regjistrimit e administrimit të pronës etj duke synuar motivimin, integritetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin më të mirë të këtyre strukturave në respektim dhe zbatim të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në pikën 6 të rezolutës.

Dje në Komisionin e Ligjeve raportoi drejtoresha e ILDKP dhe nga deputeti Oerd Bylykbashi u ngrit si shqetësim këtë pikë, teksa tha se qeveria synon të prekë dhe këtë institucion. Pra me pak fjalë, duan të mbulojnë atë që i nxjerr zbuluar, pasurinë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje