TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2023, 11:12

Nga specialisti te drejtori, Rama u tregon vartësve të tij në Kryeministri sa do t’u rritet paga

Shkruar nga Pamfleti
Nga specialisti te drejtori, Rama u tregon vartësve të tij në
Kryeministri Edi Rama njofton rritjen e rrogave punonjësve të Kryeministrisë

Një ditë pasi qeveria mori vendimin për rritjen e pagës mesatare, kryeministri Edi Rama u ka njoftuar rritjen e rrogave punonjësve të Kryeministrisë.

Në një takim me ta ai solli shembuj konkretë të punonjësve që kanë më shumë se 20 vjet në kryeministri dhe deklaroi sesa do të shkojë paga për secilin nga ata.


“Është koha për rritje rroge domethënëse. Monika drejtore njësie prej 26 vjetësh, Rezari jurist i departamentit prej 37 vjetësh, Vjollca përgjegjëse e sektorit, prej 43 vjetësh. Zenaida përgjegjëse sektori që ka 28 vjet. Luljeta specialiste ka gjithë sekretet e qeverisë, ka 41 vjet. Por s’keni parë gjë akoma se është Nexhmija që ka 44 vjet. Rritja  pagave do të bëhet me dy hapa në një vit. Do të fillojmë tani dhe pastaj do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshme dhe pastaj do ta shtojmë. Për shkak të pagës minimale korrektimet do të fillojnë nga larta poshtë dhe unë po filloj nga poshtë lart për të thënë sa do të jenë. Paga e Luljetës 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes 125 mijë lekë. Zenaida 158 mijë lekë dhe Vjollca 149 mijë lekë, Rezari 218 mijë lekë dhe pastaj Monika 249 mijë lekë”.

Ju rikujtojmë se dje Rama njoftoi rritja rrogash dhe pensionesh pak ditë para nisjes së fushatës elektorale.

Rama vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit ka premtoi rritje të pagës mesatare në 900 euro.

Ai tha në një komunikim me gazetarët ditën e sotme tha se edhe pensionistëve në prill do iu jepet 5 mijë lekë të reja plus pensionin e tyre.

 

Lini një Përgjigje