Politike20 Qershor 2024, 11:33

Ngec hetimi i 'Shëndetësisë', Vokshi: Ndreca po shfrytëzon Komisionin për hakmarrje personale dhe shantazhe

Shkruar nga Pamfleti
Ngec hetimi i 'Shëndetësisë', Vokshi: Ndreca po
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, ku ka folur për punën e Komisionit dhe  zvarritjen e përgjigjeve të institucioneve shtetërore të cilat bëjnë ping-pong mes tyre.

 Albana Vokshi thotë se këtë javë nuk u zhvillua mbledhja sepse deputetët socialistë janë në Gjermani për të parë ndeshjet.

Po ashtu ajo paralajmëroi kallëzim penal për drejtuesit e institucioneve që sipas saj po pengojnë punën e komisionit hetimor.

“Nuk u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor në shëndetësisë sepse deputetet e mazhorancës nuk ndodhen fare në Shqipëri. Pra vajtja në Gjermani për ta përbën më shumë interes sesa interesi publik për përbërjen e transparencës në lidhje me dy aferat e mëdha check up dhe sterilizimi.

Po ashtu dua t’ju them se kanë ardhur si përgjigje e shkresave për prova të miratuara, kanë ardhur materiale voluminoze nga ana e institucioneve, por një pjesë e mirë e përgjigjeve nga institucionet, dua të përmend dy nga institucionet më të rëndësishme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet apo provat që ne i kemi kërkuar. Bëjnë ping pong me njëra tjetrën sepse i kemi adresuar pyetjet në lidhje me kontratat dhe ndryshimin e kontratave. Fondi thotë që nuk kam dokumentacion dhe asnjë kontratë. Ne na thotë adresohuni tek ministria e Shëndetësisë, e cila na thotë që është përgjigjur Fondi. Nëse do refuzojnë të kthejnë përgjigje për kërkest e dërguara nga komisioni hetimor, kjo do përbëjë shpërdorim detyre dhe do të ndërmerren hapat për këdo që pengon punën dhe do vijojë me kallëzimet penale për këdo që do tentojë të pengojë punën e komisionit”, tha Vokshi, e cila tha se Plarent Ndreca është në konflikt interesi dhe duhet te largohet nga Komisioni Hetimor.

albana vokshi