Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas sulmit kamikaz në kryeqytetin turk, Ankara, teksa për ngjarjen tragjike në veri të Kosovës nuk e pati me nxitim.
Pa kaluar vetëm pak orë nga ngjarja në Ankara e raportuar në mediat e huaja, Rama nga urgjenca për të shfaqur mbështetjen e plotë ndaj mikut të tij Recep Tayyip Erdogan, thotë se Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Stamboll.
Në reagimin e tij, Rama është përkujdesur që indirekt të sulmojë edhe Bashkimin Europian, duke marrë në mbrojtje presidentin turk, Erdogan i cili ka bllokuar hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO, me akuzën se Stokholmi zyrtar nuk po zbaton plotësisht ligjin e tij të ri anti-terror për të goditur veprimet e separatistëve kurdë, që Ankaraja i quan “terroristë”.
"Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit", shkroi Rama fillimisht me nxitim, postim ky që u fshi dhe më pas u 'korigjua' me një postim të ri.

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara, ku Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie.
Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë.
“Rreth orës 09:30, 2 terroristë që erdhën me një automjet të lehtë komercial para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Nga zjarri u plagosën lehtë 2 policë tanë“, tha ministri.
Sulmi ndodhi në ditën kur në Turqi nis sesioni i ri parlamentar dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan do t’i drejtohej ligjvënësve me fjalën e tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje