
Kryeministri Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Ai tha se kërkon durim nga të gjithë ata që e kritikojnë, ndërsa “kërcënon” se dhe do ta kuptojnë më 11 maj se çfarë do të ndodhë.
I bindur se do të fitojë, Rama paralajmëron se për opozitën do të jetë shumë e trishtueshme dhe e dhimbshme 11 maji.
“Ju me popullin nuk keni përputhje për mënyrën si e shikoni gjerat dhe si i kuptoni gjërat, sepse populli shqiptar nuk kthehet më prapa. Prisni duroni, edhe 30 ditë, pastaj do të shihni kujt do t’i trokasë Noci tek dera, e dhimbshme do jetë.
Mos e cysni Nocin, sepse sa më shumë e cysni, aq më shumë do t’ju dhembi 11 maji, do dilnim shumë të trishtuar nga 11 maji. Lëreni procesin të bëjë të vetën. Ju keni të drejtën të mendoni si të doni, prapësht, por është e drejta juaj. Keni të drejtën të ëndërroni, të imagjinoni se në 11 maji do keni popullin me vete, gjë që nuk ju ndodh. Ju me popullin nuk keni përputhje për mënyrën si e shikoni gjerat dhe si i kuptoni gjërat, sepse populli shqiptar nuk kthehet më prapa. Prisni duroni, edhe 30 ditë, pastaj do të shihni kujt do t’i trokasë Noci tek dera, e dhimbshme do jetë”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje