
Pas përfundimit të protestë e cila zgjati për rreth 3 orë, Flamur Noka nga selia e PD-së, njëjtë si dikur ish-kryetari i tij Lulzim Basha, deklaroi se kjo ishte dita e parë e mosbindjes civile dhe se beteja sapo ka nisur.
Ai theksoi se kjo situatë do të vijojë se deri sa të plotësohen kushtet dhe kërkesat e tyre për ngritjen e një qeveri teknike që do të garantoj zgjedhje të lira.
“Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi i narkso sot mori një mesazh. Mesazhi ishte jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeveris teknike ndryshe narkos në pushtet nuk do të ketë asnjëherë qetësi. Sot ata e kuptuan se beteja nuk fitohet me gaz. Sot qytetarët i dhanë një leksion. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa ti jepet zgjidhje kërkesave tona. Me një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira. Sot ata janë frikësuar, këtë e tregoi dhe numri i policëve të përfshirë për të menxahur protestën”, tha Noka ndër të tjera.
Lini një Përgjigje