Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Londër dje në Londër kanë shkaktuar zemërim në Britani. Rama tha se Brexit e çoi Britaninë në “depresion” dhe në shtimin e më shumë emigrantëve me gomone të vogla.
Sipas “Daily Express” këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.
“Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, shkruan “Daily Express” duke cituar Ramën. Shkrimi thekson se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor përfshirë zotin Rama me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.
“Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion” , ishin deklaratat e Ramës.
“Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.
“Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër” – citohet Rama.
Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone. “Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona” – tha burimi për median britanike.
Ndërsa tabloidi “The Mirror” e quan Ramën “kryeministri vizitor” duke cituar deklaratat e tiij se “Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja”.
“Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm – duke e krahasuar këtë me “poezinë e opozitës” , citon “The Mirror”.
“Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë “kurban” për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua “kriminelëve shqiptarë” në vitin 2023. “Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh” – citon “Mirror” deklaratat e Ramës.
Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të “mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira”.
“Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën” – citohet Rama.
“The Independent” u ka bërë gjithashtu jehonë deklaratave të Ramës. Ajo nënvizon se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. Sipas saj është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën.
ky ka pjerdhur me kohe, duhet te iki se po behet karagjoz ne europe se USA I ka mbyll deren, e di se eshte me I dituri por nuk do thote se gjatesia shoqerohet edhe me zgjuarsi. jo me kot USA ka vene kriter veten 2 mandate, se me shume behesh gati I botes nga idjotizmat
I madh Rama. Kujton se po flet me fshataret e Surelit.
Ore këtij i lumtë, përfiton nga djali bukëshkal Tony Bler që nuk merr dot direkt nga vendi i vet, po nxit keqberjen dhe i merr me çanta këtej e nxjerr të palarat e shpisë se vet
Shqiptaret jane vertete shqiptare....Jan punetor , jan te dashur , por kerkojne te largohen se ne shqiperi kudo qe te punojne shperblehen me nje rroge sa me jetu ai vete , pa llogaritur asgje tjeter. Jan besnike. Nje element ikeq nuk perfaqeson shqiptaret.
Rame je i modh. Na bon krenare.
Përgjigja më e mir karshi britanikëve dhe të gjith botës do ishte të punonim që Shqipëria të bëhet nje vend edhe më I fort ekonomikisht dhe ushtarakisht ku njerzit mos largohen por të punojn dhe jetojn në vendlindje . Edi Rama mir ka bër që ka folur dhe nuk ka pse e ul kokën .koha e vasalëve ndaj kolonizatorëve ka mbaruar .po të shikoni shum shtete në afrik po përzën kolonizatorët dhe po marrin në dor pasurit e vendit që I shfrytëzonin koëonizatoret ( burkina faso) ( gana ) e shum të tjera, këte duhet të bëjm dhe ne ti rimarrim këto kompani dhe të mirat e tyre ti vem në dispozicion të popullit dhe jo të disa individëve të lidhur me politikën dhe kolonizatorët e ndryshëm
Po mediat britanike Cfare nuk kan then per shqtiptaret ketu, I kan egzagjuruar fjalet na kan thuer shum, per çdo gje me te vogel Keta te na shajn ne ne britani, kur se ne te flem gjum Shum mir ja ka ber, ka then nje te drejt
Ore ky mund te jete skizofren aman mire javu beri Anglezeve qe duan me shum bythzinjt se te bardhet
Rama qe je idiot dihet por larg duart e ndyra nga vendi qe trajton me mijra Shqiptare me dinjitet dhe mireqenie kur ti qelbesire antikobetare me skema mashtrimi ke vjedhur miliarda nga toka e shejte Shqiptare ????????
Kryeministri Endacak!
Nuk mund të them shumë gjëra,por që dhia e zgjebosur e mban bishtin vetëm përpjetë.Por dua të them se të vjedhësh miliarda nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë nuk je vetëm dhi e zgjebosur,por je dhe kriminel.Dhe kur je në një vend si Britania, që bën ligjin në planet,derisa s'të kanë futur një shqelm në prapanicë,për të të hedhur në Tamiz si plehrë ballkanike që je,prapë me fat paske qëlluar..""Lum""(mjerë) shqiptarët në kanë zgjedhur për ????????????????????????????????????????
Me dy fjal kur u ndanë një kto na ran anglezet i kan borxhe të mëdha kombit shqiptar nga lufta e pare botërore dhe e dyta mu kujtua një histori e isa buletinit kur shkoj në Angli dhe aty u përball me karl tollacin ky i fundit ith idesë se ate ce nuk beri Turqia me luftën un e bera me diplomaci dhe e carmatosa isan po isa i tha nuk ka lindur ala aj djal nenet që e carmatos shqiptarë dhe I nxori nga brezi dy edhe dy kobure të te tjera i to janë shqiptar mor ingliz kurva e globit dhe mos e Krujë me ta se ta bëjnë atë ju nuk u amerr mendja sepse jemi kombi me zhuar ne bote se kokat me te mëdha ne planet janë shqiptaret