
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj deklaroi se nuk është i zgjedhuri i Sali Berishës, madje shtoi se nuk e ka takuar fare atë.
Në një intervistë për emsionin “Top Story”, Binaj shtoi se do të jetë kandidat i pavarur dhe fushatën do ta bëjë pa pasur përkrah asnjë nga kryetarët e partive opozitare. Gjithashtu theksoi se edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur.
“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës. Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.
Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetit, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.
Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën. Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin gruope punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.
Lini një Përgjigje