TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2025, 11:35

“Nuk do t'ju kursejmë", Rama intimidon drejtësinë, paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët që i dalin kundër

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do t'ju kursejmë", Rama intimidon

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish disa gjyqtarë dhe prokurorë që sipas tij kanë vepruar jo në interes të publikut.

Gjatë fjalës së tij sot në ceremoninë për nderimin e zjarrfikësve që luftuan me flakët në këto ditë të vështira të vendit, Rama tha disa gjyqtarë kanë dhënë vendime në favor të zjarrvënësve.

“Mijëra njerëz me uniformë derdhën energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në luftë sfilitëse me zjarret dhe mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga flakët, disa personave që nuk u dihen emrat me integritet zero i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me 4 këmbët interesat duke dhënë vendime në favor të zjarrvënësve… I kam kërkuar ministrit të drejtësisë t’ia përcjellë gjyqësorit rastet e mësipërme”, tha Rama.

Rama i paralajmëroi për pasoja dhe masa për të gjitha ata që sipas tij do “do të sulmoj shtetin me vendime kundër interesit publik në proces me zjarrvënësit, zaptuesit apo gllabëruesit e të mirave të këtij vendi”.

"Nuk do kursejmë çdo mbështetje për prokurorë dhe gjyqtarë që i shërbejnë misionit të Shqipërisë 2030, duke luftuar korrupsion dhe krim të organizuar në mbrojtje të interesit publik.

Do të udhëhiqemi nga forca e shembullit të atyre që në provën e zjarrit treguan se punonjësit e shtetit nuk janë ato kokrra që bëjnë lajm, por janë shumicë dërrmuese që nuk bëjnë lajm, por që ngrenë përditë vendin më lart”, tha Rama.

Lini një Përgjigje