TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2025, 11:09

Tedi Blushi sulmon Endrit Braimllarin pas vizitës në SPAK: Askush nga ne nuk ka dëshmuar kundër Metës

Shkruar nga Pamfleti
Tedi Blushi sulmon Endrit Braimllarin pas vizitës në SPAK: Askush nga
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar Endrit Braimllarin në rastin e hetimeve të Ilir Metës.

Në një konferencë për shtyp me avokatin e Ilir Metës, Blushi thotë se “si dëshmitar ai u fut me teserën e Partisë së Lirisë dhe doli me teserën e PS, madje u bë dhe kandidat për deputet”.

“Alibia e dëshmitarëve të paqëndrueshëm kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër, veçse ata janë pengje të SPAK dhe të Edi Ramës. 

Ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet sipas këtij pretendimi si intmidues dëshmitarësh, meqë njëri prej tyre, i paqëndrueshëm, hyri në zyrën e tij me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS, madje  edhe kandidat për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare”, tha Blushi.

Më tej ai theksoi se “nuk ka asnjë dëshmitar që të jetë i PL jo se jo, që e fajëson Ilir Metën apo që e bën atë përgjegjës në raport me ligjin”.

“Të gjitha janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Edi Ramës që e donte Ilir Metën të izoluar në ekstrem, duke keqpërdorur SPAK si vegël për ti mohuar atij të drejtën e ushtrimit të lartë politik, si një prej dy liderëve të lartë të opozitës”, tha Blushi.

Sipas tij, Meta po mbahet në qeli për shkak të politizimit të SPAK dhe shantazhit që Prokruroia e Posaçme ushtron ndaj gjyqësorit.

Blushi tha se hetimi për Metën u urdhërua nga tribuna e Asamblesë së PS-së, duke thënë se deri më tani nuk është zbuluar asnjë provë që implikon Ilir Metën, edhe pse në fakt SPAK ka kopsitur dosjen dhe tashmë e ka marrë të pandehur.

“Presidenti i PL, prej 10 muajsh ndodhet në burg, jo për shkak të ligjit, por të politizimit ekstrem të SPAK dhe shantazhit institucional që SPAK ushtron mbi GJKKO përmes përgjimit të gjyqtarëve dhe familjarëve duke cenuar pavarësinë e tyre në vendimmarrje. Nuk është zbuluar dhe paraqitur asnjë provë reale ligjore që të vërtetojë ndonjë veprim të paligjshëm të Metës. Pretendimi që është rënduar pozita e Metës, është mashtrim, pozita e tij është lehtësuar për shkak se nga dita e rrëmbimit ka rënë kauza e lobimit dhe ndërkohë edhe akuzat e tjera janë zhbërë. Është rënduar pozita e prokurorëve të SPAK, vlen të theksohet se i gjithë ky proces farsë i urdhëruar nga tribuna e asamblesë së PS, me hetime që kanë zgjatur mbi 6 vite, kanë nxjerrë në dritë të vërtetat e vetme, zero fakte penale, zero lekë të përfituara në shkelje të ligjin, zero pasuri të paluajtshëm të metës, zero dëshmitarë realë, se të fabrikuar ka plot dhe me mundësitë kriminale të Ramës mund të prodhohen pa fund të tillë”, tha Blushi.

Lini një Përgjigje