TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 21:36

Nuk doli në fushatë gjatë zgjedhjeve në Fier? Bardhi: Isha mes njerëzve, por nuk preferova të dal në media

Shkruar nga Pamfleti

Nuk doli në fushatë gjatë zgjedhjeve në Fier? Bardhi: Isha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ka deklaruar se demokratë duhet të përqendrohen te beteja për çfarë ndodhi me zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur lidhur me rezultatin e PD në qarkun e Fierit ku ai ishte drejtues politik, dhe pse ai nuk u shfaq në publik gjatë fushatës, Bardhi tha se ka qenë në fushatë çdo ditë, madje i vetmi drejtues qarku që u zhvendos me banim në Fier disa muaj para zgjedhjeve.

Kam bërë maksimumin në atë fushatë, kam pasur përballë një makineri që përshinte 70 për qind të institucioneve kyçe për shkak të kundërshtarit që kisha përballë të administratës publike, isha vetëm me strukturën e partisë 12 vjet në opozitë… Kam qenë gjithë kohën në terren, jam i vetmi drejtues politik që jam zhvendosur në qytetin e Fierit me banim që në muajin janar. Është e vërtetë nuk kam pranuar të shfaqem në media gjatë kohës kur numëruesit tanë ishin në betejë për çdo votë, aktiviteti është publik”, tha Bardhi në emisionin “Now” në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje