TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 16:36

“Nuk duhet ‘Foltore 2’, Berisha të mbajë premtimet”, Kalaja: Kam marrë kosto se ngrita zërin!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk duhet ‘Foltore 2’, Berisha të mbajë
Adriana Kalaja

Kalaja sqaroi se ka dhënë dorëheqje “serioze” nga PD, por ka vijuar të luftojë brenda strukturave për respektimin e statutit.

Adriana Kalaja ka reaguar pas betimit të Endri Shabanit në Parlament në krye të Avokatit të Popullit, ku tha se procesi i përzgjedhjes ka qenë i paligjshëm dhe se do ta ndjekë çështjen në rrugë penale dhe kushtetuese.

Kalaja u shpreh se, pavarësisht moszgjedhjes së saj, ajo e ka ushtruar dhe do ta ushtrojë “de-facto” misionin e mbrojtjes së qytetarëve.

Sipas saj, tashmë është e provuar se “Shqipërinë e drejton një organizatë kriminale”, ndërsa paralajmëroi se në vijim do të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë çështje.

E pyetur për marrëdhënien e saj me Partinë Demokratike, Kalaja sqaroi se ka dhënë dorëheqje “serioze” nga PD, por ka vijuar të luftojë brenda strukturave për respektimin e statutit. Ajo u shpreh e hapur për një rikthim, por jo pa kushte. Sipas saj, PD duhet së pari të reflektojë mbi zbatimin e statutit dhe të rikthehet te premtimet e “foltores së parë”.

Nuk kemi nevojë për foltore të dyta apo të tjera, por për mbajtjen e premtimeve. Nuk mund të jemi seriozë në mbrojtjen e Kushtetutës së vendit, nëse nuk mbrojmë statutin e partisë, që është kushtetuta jonë”, theksoi ajo në News24.

Kalaja nënvizoi gjithashtu se angazhimi i saj politik dhe publik ka pasur kosto personale dhe familjare, duke shtuar se fëmijët e saj kanë dhënë dorëheqjen nga puna pasi nuk mund të vijonin të punonin në institucione që ajo i kishte denoncuar publikisht.

 

adriana kalaja foltorja pd sali berisha

Lini një Përgjigje