TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2026, 15:35

“Nuk duhet të fliste, kur nuk ka çfarë humb”, Ben Andoni për ‘shpërthimet’ e Spiropalit: Ka nisur të jetë e kujdesshme!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk duhet të fliste, kur nuk ka çfarë humb”, Ben
Ben Andoni dhe Elisa Spiropali

Gazetari Ben Andoni ka folur mbi ‘shpërthimet’ e ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali ndaj Edi Ramës dhe PS-së, ku tha se nuk do të shkojë shumë larg pasi është e vetme.  Analisti shtoi se ajo nuk përmend Ramën, por indirekt i referohet atij.

Andoni tha se Braçe dhe Spiropali po vrasin frikën te PS-ja, ndërsa theksoi se reagimi duhet të ishte më herët.

“Nuk është kambanë alarmi, por vetë alarmi. Spiropali duke qenë vetë brenda sistemit ka adresuar atë ë politikani, elita, po ndjen në kurrizin e vetë. Por ka një problem se e vetme nuk do të shkojë shumë larg. Deklaratat janë të disa ditëve më parë, ndërsa tani ka filluar të jetë e kujdesshme, pasi po ndjek se është e vetme. Zonja Spiropali ka prekur të gjitha postet në këtë qeveri, përveç kryeministres. Adresimi i saj është i drejtë. Ajo nuk përmend zotin Rama, por indirekt i referohet atij. Në këtë moment të vështirë ajo është vetëm. Kur ishte në pushtet u nda nga njerëzit. Dhe këtë gjë e ka thënë dhe Rama. Në këto momente është dhe Braçe që reagon, por këta persona janë vetëm dhe nuk dëgjohen. Ata po vrasin frikën te PS. Problemi i madh është se këtë frikë nuk duhet ta vrasin kur s’kanë ca humbin, por kur është e nevojshme.”, tha ai për News24.

elisa spiropali ps edi rama

Lini një Përgjigje