
Anëtarja e kryesisë së Rithemelimit, Adriana Kalaja ka paralajmëruar trazira në protestën që opozita pritet të mbajë ditën e nesërme para Kryeministrisë.
Kalaja tha se duhet të ketë reagim në protestë, për të shprehur mllefin që sipas saj qytetarët kanë ndaj qeverisjes aktuale. Duke quajtur veprim spontan ‘hedhjen e gurëve’ ndaj kryeministrisë, anëtarja e Rithemelimit i quajti reagime të tilla normale në një protestë.
"Nesër nuk është as fillimi dhe as mbarimi. Nesër ky pushtet do ndjejë tronditje. Skenar dhune nuk ka sepse PD nuk është parti as organizatë terroriste por ajo është një protestë ku njerëzit do vijnë, janë të mllefosur që nuk kanë as darkë në shtëpi për t’u ofruar fëmijëve dhe reagimi i tyre mund të jetë shumë spontan. Edhe unë në fakt, personalisht e pranoj një reagim sepse aty nuk është sfilatë mode, është protestë. Edhe nëse hidhet ndonjë gur drejt kryeministrisë, për të treguar mllefin dhe urrejtjen sesi po shfaroset Shqipëria, duhet të ketë pra veprime të tilla”, u shpreh Kalaja në “Report TV”.
Lini një Përgjigje