TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2025, 12:15

Nuk iu bind urdhërit të Ramës për shkarkimin e zyrtarëve, reagon kryebashkiaku i Konispolit: Nuk lëviz asnjë administrator që punon mirë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk iu bind urdhërit të Ramës për shkarkimin e

Një replikë e ashpër ka ndodhur mes kryeminstrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Konispolit, Erges Dule, pas urdhërit të Ramës për të spastruar të gjithë zyrtarët në bashki.

Dule ishte ndër kryebashkiakët e vetëm që ka kundërshtuar këtë urdhër, ndërsa ditën e sotme socialisti ka dhënë një sqarim.

Në një reagim në rrjete sociale, Erges Dule tha se kjo është një nismë pozitive, ndërsa vijoi të këmbëngulë se nuk do të shkarkojë nga detyra asnjë punonjës që ka bërë punë të mirë.

Në një takim me Kryeministrin disa ditë më parë, kryebashkiaku i Konispolit refuzoi urdhrin e Ramës për shkarkimin e drejtorëve duke thënë se janë të aftë dhe të rinj, në këtë mënyrë nuk ka pse shkarkon asnjë nga administrata. Ndërsa Rama iu përgjigj duke i thënë që ta jepte ai dorëheqjen, nëse nuk e japin asnjë zyrtarët.

Reagimi i plotë i Erges Dules:

Përshëndetje të gjithëve! Ju falenderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.

Kjo është një nismë për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol. Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bërë ndriçim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj. Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj.

Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit s’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për çdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!

Lini një Përgjigje