Kryeministri Edi Rama është ngritur në foltoren e Kuvendit të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të ngrihen dhe t’i kthejnë kurrizin, në shenjë proteste kundër tij.

Teksa kryeministri Edi Rama është rikthyer në seancën e sotme plenare në Kuvend të prezantojë buxhetin, opozita e ka pritur shefin e qeverisë me një veprim të pazakontë teksa ai mori fjalën në foltore.
Ata i kthyen shpinën kryeministrit sapo ai mori fjalën në sallën e Kuvendit.

Duke parë këtë veprim, Rama tha se më mirë të shikojë shpinën sesa fytyrën e opozitës.
"Dhe të ankoheni dhe të kthehni kurrizin nuk shkon mor burrë. Më mirë shpina dhe fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i z.Noka i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, por Nokën do ta quaja. Besnik Flamur Noka", tha Rama.
Më pas ai iu drejtua deputetit të PD, Flamur Noka.
“Dëgjova që akuzove kryetarin e Kuvendit (Niko Peleshin) për besnikëri të verbër ndaj kryetarit të partisë. Për këtë ty nuk ta merr kush. Madje duhet të quhesh Besnik Falmur Noka”, i tha Rama. “Në Shqipëri krahasohesh vetëm me Shefqet Peçin, ndërsa në botë je “rrotë më rrotë” me Lei Feng”, tha Rama.
Në këtë moment, Flamur Noka u kthye dhe iu përgjigj: “Më mirë me Lei Feng se sa me Escobarin”.
Klsh thote se wevefia abuzon me 1.3 miljard euro ne do vit nxir perfundimi. X 12. Ra.a nuk mendon per popullin po planizon per pista formula uno dhe kulla 50 deri 100 kate . Shqiperia do behet vdndi i ve t em ne Europd ku njerexit co desin nga uria 50 % e popullxise jame ne nivelin ekstrem te va t ferise. Mjer populli me ket qeveri hajdutesh, lexoni deponimet e jsh ,v km Arben Ah.dtsj per bjedhjet e Rames , allukut e kompano.