
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për rikthimin në Kuvend të zv,kryeministres, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Edi Ramës në Kuvend.
“Ftoj kolegët e PS-së, mqs e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK”, iu drejtuar Bardhi socialistëve.
Kreu i Grupit të PD-së i kujtoi Belinda Ballukut marrjen si të pandehur nga SPAK, ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi i kujtoi Bardhit se e drejta e fjalës nuk është për të personalizuar goditjet ndaj numrit 2 të qeverisë.
Debati në Kuvend:
Bardhi: T’i japim një duartrokitje të pandehurës së SPAK.
Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, ju, fjalën e keni për të folur për kalendarin,.
Bardhi: E kuptoj që është fjali turpi, statusi i pandehur, por është status ligjor, s’po them çfarë i thotë ajo Ramës. Atë e kanë në raport me njëra-tjetrin, për të kaluar të kalendari, kemi votuar kundër sepse nuk do i të flitet për buxhetin. Referimi për buxhetin është mashtrim për pensionistët, ashtu siç është rritja e pagës.
Nuk doni që të diskutohet paketa fiskale, pasi nuk doni që shqiptarët të mësojnë të vërtetën. pensionistëve bëni sikur i rrisni pensionin. Në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar, qeveria solli projektbuxhetin pa ligje financiare. Dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, të remtën qeveria solli 8 projektligje, pa kaluar 24 orë shqyrtohet dhe i miratuat ne 2 orë diskutime pa dëgjuar asnjë institucion, i shqyrtuat të hënë dhe i futët në seancë. Nuk po bën një javë që paketa fiskale ka ardhur në Kuvend. E di që kartonët këtej do ngrihen jeshil lexuar apo pa lexuar paketën fiskale.
Për 12 vite e kishit harrua fjalën pensionistë.
Lini një Përgjigje