
Rezultatet paraprake vijojnë të tregojnë një fitorë të thellë të Partisë Socialiste, e cila sipas projeksioneve siguron plot 82 mandate me 52.2% të votave.
Janë numëruar 4880 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 12 qarqet, ku janë numëruar deri më tani 95% e kutive të votimit.
Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 696,857 vota, ose 52.3%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.
Forcë e dytë mbetet PD me aleatët. Më pas vjen PSD me 45,425 vota, partia Mundësia me 39,377 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,900 vota.
Forcë e tretë në rang vendi del PSD e Tom Doshit e cila ruan 3 mandate me 3.4% të votave, pas tij vjen Agron Shehaj me 3% të votave dhe 2 mandate.
Nga 1 mandat marrin Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.6% të votave dhe Lëvizja Bashkë me 1.4% të votave.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 696,857 vota – 52.3%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 456,436 vota – 34.2%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 48,545 vota – 3.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,425 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 39,377 vota – 3.0%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,384 vota – 1.3%
Lëvizja Bashkë – 18,900 vota – 1.4%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,122 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,678 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,957 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 938 vota – 0.1%

Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste kryeson me 47.8% të totalit të votave të numëruara deri tani, duke siguruar 19 mandate. Në vend të dytë renditet Koalicioni i Berishës me 35% të votave dhe 13 mandate. Një rënie drastike duke humbur kështu 4 mandate dhe zbret nga 17 që kishte në vitin 2021, në vetëm 13 mandate. Shehaj merr në Tiranë 2 mandate me 5% të votave.
Sipas këtyre rezultateve paraprake, mandate në Tiranë kanë siguruar edhe: Partia Socialdemokrate me 3.4% ose 1 mandat, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.2% ose 1 mandat. Lëvizja Bashkë me 2.7% ose 1 mandat.
Lini një Përgjigje