TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 19:43

“Ore ti pse del”/ Rama vijon përpjekjet për të minimizuar protestat: Një mik më tha se po bëhet nami për ‘like’ në Instagram!

Shkruar nga Pamfleti
“Ore ti pse del”/ Rama vijon përpjekjet për të
Edi Rama në Shkodër

Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e nëntë dhe po shoqërohet me pjesëmarrje në rritje dhe kërkesa gjithnjë e më të gjera politike, kryeministri Edi Rama vijon përpjekjet për ta minimizuar lëvizjen dhe motivet e pjesëmarrësve në të.

Nga Shkodra, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama tregoi një bisedë që, sipas tij, kishte zhvilluar me një mik të njohur në rrjetet sociale, i cili kishte marrë pjesë në protestën kundër projektit.

“Pse dole? Çfarë ke? Çfarë shqetësimi ke? Hajde mo se ti ke muhabet, më pyet mua”, tregoi Rama se i kishte thënë mikut të tij.

Sipas kryeministrit, pas insistimit të tij për të kuptuar arsyet e protestës, miku i ishte përgjigjur: “Po kam o vlla Instagramin, bëhet nami, si t’i lë?”.

Duke komentuar këtë episod, Rama tha se një pjesë e personave që dalin në protesta e bëjnë për të fituar vëmendje në rrjetet sociale.

“Këta rrinë dhe dalin me mbledh ‘like’ e komente në Instagram. E kuptoni se ku jemi?”, u shpreh ai.

“Ore, i thashë njërit nga këta që është i njohur: ‘Pse dole? Çfarë ke? Çfarë shqetësimi ke? Hajde mo se ti ke muhabet, më pyet mua’.
– Po jo o burrë se nuk është punë ambienti.

– Po shiko se ata kanë shqetësime.

– Ore ata i kuptoj, po ti çfarë ke?

– Po kam o vlla Instagramin, bëhet nami, si t’i lë?

Këta rrinë dhe dalin me mbledh “like” e komente në Instagram. E kuptoni se ku jemi? Dhe unë nuk dua të them që s’ka arsye me protestu, patjetër që ka, por mbi të gjitha ka arsye për të punu, për të ndërtu, për t’u bashku, sepse dera që na është hapur për të hyrë në atë shtëpi, është një derë që nuk mund ta lejojmë kurrë që ta mbylli njëri apo shqiptari.

Investitori mund të ikë, por e hëngrëm një herë. Iku nga ne dhe shkoi në Tivat, dhe sot duhet të gjëmojmë Malin e Zi”, tha Rama.

edi rama në shkodër protestat

Lini një Përgjigje