Politike23 Maj 2023, 19:44

PAA njeh zgjedhjet, Agron Duka: Një rezultat kaq i thellë nuk lë vend për kontestime

Shkruar nga Pamfleti

PAA njeh zgjedhjet, Agron Duka: Një rezultat kaq i thellë nuk lë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë ndryshe nga Sali Berisha dhe Ilir Meta s ai takon rezultatit të zgjedhjeve.

I ftuar në ‘Studio Live’ Report TV, Duka tha se e njeh rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe shtoi se duke parë rezultatin e thellë të fitores së PS-së është e pamundur të kontestohet rezultati dhe të pretendohet për manipulim zgjedhjesh.

Unë them që pavarësisht shkeljeve të ndryshme, rezultatet në diferencë kaq të madhe nuk të lënë të kontestosh zgjedhjet dhe të dyshosh se zgjedhjet janë vjedhur.  Si në Tiranë, Elbasan, Durrës por ajo që çuditi më tepër ishte Shkodra të them të drejtën, duke parë edhe diferencën e madhe në fitore.

Nëse dokumentohen raste që janë blerë votat, shumë mirë bëhen sepse duhet të marrë fund shitblerja e votave në Shqipëri. Nuk mendoj se rezultati final mund të ndikohej në ndonjë nga këto bashki. Propaganda dhe mënyra e të bërit propagandë nga kryeministri ka qenë aftësi e tij”, u shpreh Duka.

duka pd zgjedhjet paa