Politike10 Qershor 2023, 10:14

Paloka sulmon Yuri Kim: U zbukurua me paratë që mori në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Paloka sulmon Yuri Kim: U zbukurua me paratë që mori në

Ndonëse ambasadores amerikane Yuri Kim po i afron dita të largohet nga vendi ynë, me sa duket ish kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij nuk do të heqin dorë nga sulmet ndaj saj.

Edhe pse Berisha e quan si të korruptuar dhe se paguhet nga Edi Rama, këtë herë deputeti i PD, Edi Paloka ka shkuar jashtë parashikimeve.

Në një postim në rrjetin e tij social “Facebook” krahas një fotoje të shpërndarë, Paloka shkruan se ambasadorja Kim është zbukuruar me paratë e korrupsionit.

“Para se të merrte këstin e parë dhe pasi mori këstin e fundit…! Kush thotë që pasuria nuk të zbukuron, ia fut kot”, shkruan deputeti i PD.

 

 

Paloka sulmon Yuri Kim: U zbukurua me paratë që mori në

paloka yuri kim shqiperi para