TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2024, 16:31

Partia e re politike “Mundësia”, Shehaj: Më 1 qershor mbajmë konventën e parë

Shkruar nga Pamfleti

Partia e re politike “Mundësia”, Shehaj: Më 1 qershor

Deputeti Agron Shehaj ka folur për partinë e tij “Mundësia”, ku më 1 qershor do të jetë dhe Konventa e Parë e kësaj partie. Shehaj tha se partinë e re e pret një rrugëtim i gjatë dhe që shkon përtej zgjedhjeve të 2025-ës.

Ndërsa duke komentuar debatin që pati me ministrin Ulsi Manja, Shehaj tha se akuzat nuk i kanë bërë përshtypje duke theksuar se ua ka lënë në dorë qytetarëve që të dalin në konkluzion.

“Akuzat nuk më kanë bërë fare përshtypje dhe nuk besoj se ka ndonjë individ që mund të marrë për bazë këto shpifjet. Këto kanë alarmuar një pjesë të mediave të lira. Kjo është një idiotësi e pa bazë. Unë do ja lë qytetarëve që të dalin vetë në konkluzion, se me çfarë qeverie dhe individësh kemi të bëjmë.  Nuk jam penduar që i kam hyrë politikës, sigurisht është një vendim i vështirë, por e kam pasion politikën, e kam pasion  që të jap kontributin tim. “Mundësia” po shkon shumë mirë, më datën 1 qershor do të kemi Konventën e parë të Lëvizjes  së Partisë dhe është një rrugëtim i gjatë. Shohim përtej zgjedhjeve të ardhshme”, tha ai për Euronews.

agron shehaj mundësia

Lini një Përgjigje