TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 13:03

Pas DEA, edhe Europol sjell një skuadër speciale për pasuritë e narkotrafikantëve

Shkruar nga Pamfleti
Pas DEA, edhe Europol sjell një skuadër speciale për
Europol

Ky megaoperacion, është një shuplakë e fortë  ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës së tij, e cila prej kohësh po tenton manovrat për të legalizuar paranë informale apo dhënien e të ashtuquajturave “pasaporta të arta”.

Pas DEA-s amerikane, e cila inaguroi hyrjen e saj në forcë në Shqipëri, edhe BE do të sjellë një skuadër speciale që synon zbulimin, kërkimin dhe bllokimin e pasurive të baronëve shqiptarë të drogës.

Siç mësohet, nesër, shefi i diplomacisë dhe i drejtësisë së BE-së, Josep Borrel, i cili vjen së bashku me komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi, do të shpallë një fond special që Bashkimi Europian do të akordojë për SPAK.

Ky fond, i cili është mjaft i konsiderueshëm, do të duhet të përdoret për rekrutimin e një numri të madh prokurorësh si dhe agjentësh të Byrosë Kombëtare të Hetimet. “Partia” e dytë e këtyre agjentëve sapo ka kryer trajnimin special në akadminë e FBI-së në SHBA dhe është gati të nisë punën, pas alokimit të fondeve europiane.

Bëhet fjalë për krijimin e një “pool”-i të veçantë brenda SPAK që do të merret vetëm me narkotrafikun.

Ndërkaq, në Tiranë ka nisur të instalohet një bërthamë e gjerë e Europol, që përbëhet nga oficerë italianë, belgë, holandezë dhe gjermanë, të cilët do të kryejnë hetime, si dhe do të orientojnë e koordinojnë informacionet që marrin nga policitë e vendeve të tyre.

I gjithë ky megaoperacion, është një shuplakë e fortë  ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës së tij, e cila prej kohësh po tenton manovrat për të legalizuar paranë informale apo dhënien e të ashtuquajturave “pasaporta të arta”.

Nisma që janë bllokuar përfundimisht nga BE. E cila duket se do të monitorojë nëpërmjet ONM-së, që e ka në varësi Josep Borrell të gjithë procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj të SPAK dhe BKH-së, që do të punojnë ekskluzivisht në luftën ndaj narkotrafikut.

E kjo luftë ka të bëjë pikërisht me paratë e baronëve të drogës që janë investuar në Shqipëri, direkt por edhe indirekt, duke dhënë shiringa milionash për bizneset misterioze që kanë mbirë në të gjithë Shqipërinë.

Mësohet se si DEA, ashtu edhe grupi i Europolit, do të vëzhgojnë në mënyrë ‘stricte’ të gjitha paratë që do të vijnë në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilat ka dyshime që oksigjnohen nga trafiku i narkotikëve.

Të tre portet e reja, si dhe aeroporti i Vlorës janë pjesë e këtij monitorimi, ç’ka ka sjellë edhe telashe të mëdha, siç ishte largimi i kompanisë turke që fitoi garën për ta ndërtuar, por më pas ja shiti aksionet Behgjet Pacollit. Të gjitha kompanitë që po kryejnë këto invstime janë vënë në lupë të hollë nga DEA dhe Europol, ç’ka ka shkaktuar që tani një efekt të fortë. Që është ngadalësimi i punimeve, si pasojë e hetimeve të thella të transaksioneve bankare. Ndërkaq, edhe akordi i punimeve për mbarimin e shpjejtë të tunelit të Llogarasë nga Rama, kishte brenda frikën se mund t’ua ndalonin punimet, siç ka ndodhur në operacionin e tre porteve dhe Aeroportit të Vlorës./Pamfleti

europol dea skuadra speciale pasuritë e narkotrafikut

Lini një Përgjigje