Politike19 Maj 2023, 14:04

Pas disfatës në Shkodër, Bardh Spahia takim me Sali Berishën në selinë blu

Shkruar nga Pamfleti
Pas disfatës në Shkodër, Bardh Spahia takim me Sali
Bardh Spahia në selinë blu

Pas humbjes së Shkodrës, Bardh Spahia po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.

Për herë të parë, demokratët humbën bastionin e tyre Shkodrën. PS fitoi thellë në Shkodër me një diferencë mbi 10 mijë vota mes kandidatit socialist Benet Becit dhe Bardh Spahisë.Po ashtu, PS mori edhe shumicën në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në reagimin e parë pasi humbi zgjedhjet tha se një pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë. 
Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, tha Spahia përmes një postimi në Facebook.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Beci grumbulloi gati 40 mijë vota, ndërsa Spahia rreth 22.500.  Benet Beci ka shkruar historinë në Shkodër. Pas 30 vitesh, kandidati socialist arriti të bindë shkodranët që të votojnë për herë të parë majtas. PS ka fituar në 54 bashki të vendit, por padyshim vëmendja më e madhe ka qenë te Shkodra, bastioni historik i demokratëve. Beci, një figurë jo politike ishte gjetja e ideale. Ai u distancua nga PS dhe doli me projekte konkrete duke premtuar se do ta ringrejë Shkodrën.

bardh spahia humbja ne shkoder 14 maji