Sot janë bërë dy vite nga shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës nga SHBA për korrupsion. Këtë goditje të fuqishme të SHBA ndaj ish-kryeministrit dhe ish-liderit demokrat e ka kujtuar gazetari Artan Hoxha nëpërmjet në postimi në Facebook. Hoxha shkruan se gjykata e Parisit, në të cilën Berisha bëri padi ndaj Blinken nuk ka dhënë asnjë vendim. Gazetari shton se ndërkohë Berisha e ka ndarë mendjen të mbajë PD në opozitë deri sa të ketë frymë.
“U mbushën fiks dy vite. Ajo gjykata e Parisit nuk ka folur gjë akoma për padinë e SB kundër Blinken. Ndërkohë S.B. dora e vet, e ka ndarë mendjen. Do ta mbajë PD-në në opozite deri sa te ketë frymë”, ka shkruar Hoxha.
Në një reagim zyrtar, SHBA njoftoi dy vite më parë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
Sekretari Blinken, përmes një mesazhi në Tëitter u shpreh se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tij korruptive ka minuar demokracinë.
“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.-deklaroi dy vite më parë Blinken.
Ndërkohë në faqen e departamentin të shtetit u publikuan hollësi për këtë vendim ndëshkues ndaj Sali Berishës dhe familjes me motivacionin për përfshirje në mënyrë sinjifikative në korrupsion.
“Në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve”.
Një tjetër shkak për këtë vendim thotë Departamenti amerikan i shtetit lidhet edhe me retorikën e përdorur nga Berisha për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.
Bashkë me Sali Berishën iu ndaluan hyrja në SHBA edhe Liri Berishës, Shkelzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit.
Lini një Përgjigje