TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Gusht 2023, 15:47

Pas falimentimit të Ujësjellësit të Durrësit fshihen Balluku dhe Ceno Klosi, fatura e vjedhjes shkon 122 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti
Pas falimentimit të Ujësjellësit të Durrësit fshihen
Belinda Balluku dhe Ceno Klosi

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij, ku thuhet se zv.kryeministrja Belinda Balluku qëndron pas falimentimit të ujësjellësit të Durrësit së bashku me kreun e Tatimeve, Ceno Klosin. 

Ujësjellësi i Durrësit është ujësjellësi i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës dhe kompania që i shërben qytetit të dytë më të madh në vend me ujë të pijshëm dhe heqje të ujërave të zeza.

Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2022, ujësjellësi i Durrësit ka 16.2 miliardë lekë borxhe (afërsisht 160 milionë euro) dhe 13.3 miliardë lekë asete (130 milionë euro). Me pak fjalë, tubat, ndërtesat, impiantet, karrigia e drejtorit, lekët në bankë e të tjera si këto, të gjitha bashkë, vlejnë 130 milionë euro. Por kompania ka 30 milionë euro më shumë se sa kaq detyrime për të shlyer.

"Balluku pas falimentimit të ujesjellësit të Durrësit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirëdita Doktor, po ju them arsyen e vërtetë se përse Belinda Balluku është futur për të shpëtuar ujësjellsin e Durrësit, pas kësaj qëndron Ceno Klosi. Spartak Kovaci ish pjestar i grupit te Gjushit, është djali i dajës së Cenos. Se fundmi është shkëputur nga to e është futur në grupin e Belindës, ku shikohet në tavolina duke festuar bashk me to, vila Feliz, restoranti i Ceno Klosit.

Me urdhër të Belinda Ballukut filloi skenari për të fshehur provat e vjedhjeve dhe për të shpëtuar Takun e Cenos se Tatimeve nga burgu.

Në muajin maj 2022, në shkelje të plotë të ligjit për shoqëritë aksionere me 100% kapital shtetëror, ministrja Belinda Balluku, urdhëroi Agjencinë e Ujërave, që Ujësjellësit të Durrësit t’i hiqeshin Vora e Kurbini dhe të shtohej si ortake Ministria e Energjisë, Rrogozhina e Kavaja.

Në “Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A”, ministria e Ballukut ka marrë 51% të aksioneve dhe komandon. Pra eshte krijuar nje shoqeri parale me shoqërinë aktuale që ekziston ende në QKB me emrin “Ujësjellës- Kanalizime Durrës SH.A”.

Ndërsa dokumentacionin e gropës së zezë, 198 milionë Euro borxhe dhe 122 milionë Euro faturë korrupsioni e vjedhjesh, e ka marrë drejtoria AKUM e ministrisë së Belindës.", shkruan Berisha në postimin e tij.

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët.

Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor më 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 milionë euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit.

falimentimi i ujësjellësit të durrësit balluku ceno klosi

Lini një Përgjigje