TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2024, 19:16

Pasuria e ministrave/ Para Cash, llogari në Francë, Holandë dhe në dollarë kanadezë, ja milionat e Metes, Kumbaros dhe Koçiut!

Shkruar nga Pamfleti

Pasuria e ministrave/ Para Cash, llogari në Francë, Holandë dhe

Njihuni me deklarimet pasurore në ILDKP të Kumbaros, Koçiut dhe Metes...

Zbardhen të tjera detaje nga pasuritë e ministrave. “Pamfleti” ka publikuar prej disa ditësh detaje nga deklarimet në ILDKP të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe sot po ndalemi te 3 emra, që kanë vetëm llogari bankare.

Ata janë: ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe ministri i Financave, Ervin Mete.

Kumbaro ka deklaruar llogari bankare në Francë, ndërsa djali i saj në Holandë. Ervin Mete ka deklaruar llogari bankare në dollarë kanadezë. Po ashtu ka deklaruar dhe llogari të majme në euro. Edhe ministrja e Shëndetësisë, bashkë me burrin e saj kanë deklaruar disa llogari bankare të majme. Më poshtë mund të shihni shifrat e deklarimit në ILDKP për vitin 2022.

DEKLARIMET PASURORE

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit

-Të ardhura në vlerën 2 312 280 Lekë nga paga si Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

-Pakësuar me 50 Euro llogaria bankare në Paris me pjesë takuese 50%

-Shtuar me 1 901 Lekë llogaria bankare e përbashkët me nënën.

-Pakësuar me 599 Euro Fondi i pensionit CPIC i BE-së, i krijuar që në vitin 1991.

-Shtuar me 8 Euro depozita në një bankë në Paris, me pjesë takuese 50%.

-Bashkëshortët, shtesë me 2 293 821 Lekë në llogarinë bankare të përbashkët me pjesë takuese 50% secili.

-Pakësuar me 33 Euro gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, me pjesë takuese 50%.

-Shtuar me 1 439 093 Lekë gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, me pjesë takuese 50%.

-Mbyllur në muajin shkurt për shperrim fondesh, llogaria bankare në një bankë të nivelit të dytë, me pjesë takuese 50%.

Bashkëshorti dhe fëmijët

-Bashkëshorti Aleksandër Furrxhi, pakësuar me 29 927 Lekë gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë.

-Pakësuar me 636 476 Lekë gjendja e llogarisë bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

-Pakësuar me 1 950 Lekë gjendja e llogarisë bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

-Pakësuar me 2 396 302 Lekë gjendja e llogarisë bankare pranë një banke të nivelit të dytë, për t’i transferuar fondet në depozitën bankare.

-Depozitë bankare me gjendje 2 500 000 Lekë.

-Pakësuar me 5 Dollarë gjendja e llogarisë bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

-Shpenzuar shumën 1 093 812 Lekë për të shlyer kredinë bankare në një bankë të nivelit të dytë. Nuk mbetet më likuidim për të shlyer.

-Të ardhura nga honoraret si gazetar, 4 284 000 Lekë.

-Bashkëshorti,  të ardhura në vlerën 41 587 Lekë nga interesat bankare.

-Bashkëshorti, të ardhura në vlerën 81 866 Lekë nga interesat bankare.

-Bashkëshorti, të ardhura nga qiradhënia, 420 000 Lekë.

-Vajza, Znj. Sara Furxhi, të ardhura në vlerën 18 792 Euro nga paga në Institut Montaigne Paris.

-Vajza Znj. Sara Furxhi, shtuar me 5 593 Euro llogaria bankare në Paris.

-Djali Z.Tom Furrxhi, shtuar me 30 Euro llogaria bankare në Holandë.

 

Ervin Mete, ministër i Financave

Shtuar gjendje cash 1,000.00 CAD

Pakësuar gjendje cash 500 euro

Shtuar llogari bankare, 427,300.00 ALL; Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga

Shtuar llogari bankare 19.727 euro; Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga

Fonde investimi, Shtuar: Vlera: 368,763.00 ALL

Të ardhura nga paga te Shkolla e Magjistratures: 104,941.00 ALL

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues: Revista Bankieri, Shuma Neto: 34,000.00 ALL

Të ardhura nga interesa bankare dhe bono thesari: 299,600.00 ALL

Të ardhura nga paga në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare: 4,474,318.00 ALL

Kredi bankare Roli: Garantor; Shuma totale: 30,000.00 EUR; Shuma e pashlyer: 29,666.00 EUR

Kredi bankare: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 1,432.00 EUR; Shuma e pashlyer: 35,250.00 EUR

Kredi bankare: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 2,752.00 EUR; Shuma e pashlyer: 62,860.00 EUR

Ledja Mete (Bashkëshortja)

Gjendje cash: 1.500 euro

Gjendje cash: 1.200 CAD

Llogari bankare, shtuar vlera: 3,079.00 EUR. Burimi i Krijimit: Kredi bankare, Shuma: 30,000.00 EUR

Llogari bankare: Shtuar vlera 171,000.00 ALL; Te ardhura nga paga

Llogari bankare, Pakësuar vlera: 77,633.00 ALL

Llogari bankare shtuar vlera: 263.00 CAD

Fonde investimi, 301,174.00 ALL

Të ardhura nga paga në Albanian American Development Foundation, 2,887,304.00 ALL

 

Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë

Llogari bankare, shtuar vlera: 515.10 EUR

Llogari bankare, shtuar Vlera: 103,276.49 ALL; Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga

Llogari bankare, pakësuar vlera: 360.00 ALL

Llogari bankare, shtuar vlera: 238,428.04 ALL

Të ardhura të tjera, Shuma Neto: 449,104.00 ALL

Të ardhura të tjera, Shuma Neto: 245,820.00 ALL

Të ardhura të tjera, Shuma Neto: 540.00 EUR

Të ardhura nga paga, Departamenti i Administratës Publike: 1,480,764.00 ALL

Kredi bankare, shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 1,541.88 EUR; Shuma e pashlyer: 13,813.03 EUR

Kredi Konsumatore, shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 47,202.74 ALL

Arbër Misja (Bashkëshorti)

Llogari bankare, shtuar vlera: 173,581.98 ALL

Llogari bankare, pakësuar, vlera: 357.83 EUR

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues, Shtypshkronja e Letrave me Vlere sh.a, Shuma Neto: 206,380.00 ALL

Të ardhura nga paga, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave: 1,118,387.00 ALL. /Pamfleti

pasuri ildkp

Lini një Përgjigje