TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2026, 09:00

Alarm në Gjirin Persik! Irani sulmon me raketa dhe dronë Katarin, Emiratet dhe Bahreinin

Shkruar nga Pamfleti
Alarm në Gjirin Persik! Irani sulmon me raketa dhe dronë Katarin,
Irani sulmon me raketa dhe dronë Katarin, Emiratet dhe Bahreinin

Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë aktivizuar sistemet e alarmit dhe mbrojtjes ajrore në orët e para të mëngjesit, pas sulmeve me raketa dhe dronë të kryera nga Irani. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të sigurta, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të jenë të larta.

Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në funksion për të neutralizuar raketat dhe dronët e nisur nga Irani. Në Doha, kryeqytetin e Katarit, banorët raportuan shpërthime, ndërsa një gazetar i AFP bëri të ditur se në qiell shiheshin raketa që po goditeshin dhe neutralizoheshin nga sistemet mbrojtëse.

Qeveria e Katarit dërgoi njoftime emergjente në telefonat celularë të qytetarëve, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në shtëpi deri në një njoftim të ri. Ndërkohë, sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në Bahrein, ku Ministria e Brendshme u bëri apel qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të drejtohen në zona të mbrojtura.

Sulmet vijnë në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet tepër e tensionuar. Autoritetet e vendeve të Gjirit po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po marrin masa shtesë për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

irani sulm me raketa katari

Lini një Përgjigje