
Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Hoxha ka kundërshtuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.
Në emisionin “Now në Euronews Albania”, Hoxha tha se nëse rinumërohen votat e qarkut të Tiranës, renditja e deputetëve të PD do të ndryshojë.
“Mendoj se këtu ka ndodhur masakra zgjedhore, por hallka e fundit është numërimi, po ndamë numërimin nga gjithçka ka ndodhur tjetër po bëjmë një hipokrizi dhe unë këtë nuk e pranoj. Për kutitë që i ka parë nga 2 herë, kemi parë manipulimin, i kemi videot që janë provë e gjallë e tjetërsimit të votave të kandidatëve. Kjo ka ndodhur majtas dhe djathtas. Po të hapet qarku i Tiranës renditja e kandidatëve në listë do ndryshojë, edhe te PS është e njëjta gjë. Nesër shkoj në Kolegj Zgjedhor dhe nëse nuk përgjigjet do ndjek çdo rrugë deri në Kushtetuese se kjo është një betejë për parime”, tha Hoxha.
Në PD fitoi nga lista preferenciale vetëm Jorida Tbaku dhe kjo e fundit duket se po përballet me sulme të vazhdueshme.
Lini një Përgjigje