TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 12:19

PD bllokoi foltoren, Berisha: Nuk e votojmë amnistinë, kemi në rend dite vetëm kërkesat e protestuesve

Shkruar nga Pamfleti
PD bllokoi foltoren, Berisha: Nuk e votojmë amnistinë, kemi në
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë amnistinë penale, e cila është futur sot në rend dite. Ai tha se rendi i ditës për opozitën janë vetëm kërkesat e protestuesve.

“Nuk e votojmë amnistinë. S’kemi asgjë tjetër në rend përveç kërkesave të protestuesve. Rendi i ditës janë kërkesat e protestuesve”, tha Berisha.

Debatet u përshkallëzuan mes deputetëve të PD dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, me ndërhyrje dhe replika të ashpra nga të dy palët, ndërsa seanca u ndërpre për disa momente për shkak të situatës së krijuar në sallë.

Flamur Noka: Turp të kesh!

Niko Peleshi: Tërheqje vëmendje për Nokën.

Gazment Bardhi: Ato 5 minuta pse i kërkuat?

Niko Peleshi: Të qetësoheshit ju, për meditim. (I drejtohet Nokës) Gishtin mos ma trego mua asnjëherë. Mos ma drejto gishtin. Ju lutem lironi foltoren ju.

Klevis Balliu: Kush je ti mo, kush je ti që prish seancën?

Niko Peleshi: Si mund të bërtisni për rregulloren ndërkohë që jeni ngritur të gjithë po prishni seancën? Zoti Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh.

Flamur Noka: A ke turp?

Niko Peleshi: Turpin mos ma trego mua!

Edhe më herët seanca u ndërpre, pasi e mori fjalën për procedurë, deputeti Ardit Bido u bllokua në foltore nga deputetët e PD që nuk e lejuan të vazhdonte.

“Berisha në burg”, ekzaltohet PD. Shohim absurde të mëdha. Shohim që dalin pro protestës ata që u kanë dhënë apartamenteve familjarëve të tyre të Entit të Banesave. Flasin ata që kanë përqindje në zonë të mbrojtur në Arameras, atje nuk protestojnë, protestojnë në një tjetër zonë të mbrojtur. Flasin për të drejtat e protestuesve, njerëz që janë qartazi në shkelje të kodit të sjelljes”, tha Bido.

Në rend dite sot është parashikuar mbajtja e katër interpelancave, të cilat do fokusohen te procesi i integrimit evropian, sektori i shëndetësisë, amnistia penale dhe një sërë projektligjesh që prekin transportin, energjinë dhe sigurimet shoqërore.

Krahas tyre, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë shtatë projektvendime të tjera që lidhen me çështje të ndryshme institucionale.

 

nuk e votojmë amnistinë berisha

1 Komente

  1. T
    Tony

    Akoma gjalle eshte ky kryeserbi?

    Lini një Përgjigje