TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 09:02

PD dërgoi Celibashin në KAS për herë të dytë, nis numërimi i votave të emigrantëve nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

PD dërgoi Celibashin në KAS për herë të dytë, nis

Ka nisur numërimi i votave të emigrantëve nga Greqia, në total 53 mijë, të cilat u bllokuan që prej të dielës pas pretendimit të Partisë Demokratike se ishin manipuluar. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi një ditë më parë hapjen e zarfeve, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur numërimi.

Ka nisur edhe hapja e kutive të para për qarkun e Tiranës, ku të pranishëm janë edhe komisionerët të PD. Mesa duket PD është ‘dorëzuar’ dhe pavarësisht ankesës së mbrëmjes vonë në KAS, ka dërguar komisionerët e saj për të monitoruar procesin e numërimit.

Një ditë më parë, Celibashi tha se nuk ka pasur asnjë kuti me probleme dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, ndërsa vendimi hyri në fuqi menjëherë. Por pas këtij vendimi, PD vijoi sërish me tentativat bllokuese, ndërsa dërgoi mbrëmjen e së premtes një tjetër ankesë në KAS.

Aktualisht numërimi i votave nga shtetet e tjera ka përfunduar. Partia Socialiste ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e diasporës, pasi ka siguruar 78729 vota, në total 54.18 % ndërsa PD-ASHM 40 863 vota, ose 28.12 %. E treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 11 834 vota, ose 8.14 %, ndjekur më pas nga partia Mundësia me 5420 vota. Lëvizja Bashkë ka marrë 3 891 vota, 1066 ka marrë Koalicioni Euroatlantik, PSD 1980.

Lini një Përgjigje