Tirana u bë dje kryeqendra e Europës, pasi mirëpriti Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili solli në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë, përfshirë këtu Presidentë, Kryeministra, liderë të BE-së, NATO-s dhe OSBE.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka udhëtuar për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Mitsotakis udhëton për në SHBA sepse do të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të presidencës së Greqisë”, konfirmoi një burim jozyrtar për AP-në.
Kjo mendohet të ketë qenë arsyeja e mungesës në Tiranë.
Udhëheqës nga 47 vende evropiane dhe institucione të BE-së hapën Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) të premten me një mesazh të qartë: unitet, bashkëpunim dhe veprim i përbashkët në një botë në ndryshim.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, bashkë-organizatorë të samitit në Tiranë, i përqendruan fjalimet e tyre hapëse në sigurinë e Evropës, mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen e demokracisë dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta.
Tema qendrore e samitit ishte “Një Evropë e Re në një Botë të Re: Unitet, Bashkëpunim, Veprim i Përbashkët”.
Lini një Përgjigje