Politike12 Prill 2023, 15:20

PD e ndarë në zgjedhje, Flutura Açka: Ramë në kurthin e Berishës, do na kushtojë shtrenjtë

Shkruar nga Pamfleti

PD e ndarë në zgjedhje, Flutura Açka: Ramë në kurthin

Deputetja e Partisë Demokratike Fultura Açka ka deklaruar se PD bëri gabim shumë të madh që nuk doli me 61 kandidatë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

E ftuar në një emision, Açka tha se ato hynë në kurthin e Berishës duke i treguar dobësinë si grup parlamentar dhe pranuan kandidatët e Primareve.

“Ne duhet të kshim dalë në shtator. PD nuk duhet t’ia lejonte vetes të ishte pa kandidatë. Kjo do të na kushtojë. Unë prandaj kam drojë. Kam përshtypjen se ne hymë në kurthin e Berishës. Jemi të afektuar ne jemi një parti pavarësisht se të ndarë. Një pjesë e jona menduan se do të përulej dhe të bashkëpunonte,. Berisha bashkëpunon vetëm kur je i fortë dhe ne i treguam atij dobësinë tonë. Ne i dhamë atij armët tona kjo është një gjë që unë nuk ja pranoj grupit tim parlamentar. Unë kam kërkuar që të vendosim 61 kandidatë. Por ne nuk e bëmë këtë gjë dhe shqiptarët kanë të drejtë të na quajnë frikamanë. Ne e bëmë këtë për Sali Berishën. Na kanë fyer në mënyrë sistematike dhe e përdorën si armë kundër nesh. Ne tentuam t’i bëjmë demokratët në bazë bashkë që të merrnin bashkitë si të mundeshi”, u shpreh deputetja.

Deputetja demokrate kritikoi ndërkohë edhe hapjen e fushatës së PS-së një ditë më parë, ku tha se socialistët kishin zgjedhur një mënyrë shumë vulgare.

“Dje e hapi fushatën në mënyrën më vulgare të mundshme. Ishte një shenjë dëshpërimi i thellë. Duke sikur e ka marrë 14 majin pasi e ka alibinë aty. Këtë javë do të filloi ja ku është Saliu që ka përdorur për 20 vite. Ai është në anën tjetër të bregut, por nuk është terren solid po moçal. Për mua ishte në një shkallë dëshpërimi të thellë në atë tallava vulgare. Është dëshpërim për atë që ai ka në perspektivë!”,  tha Açka./ReportTV

pd zgjedhje flutura acka kurth berisha