TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 18:48

“PD e pastruar nga servilët, i ka marrë të gjithë PS”, komunisti Marko Dajti flet për firmën e Flamur Nokës: Kemi raporte shoqërore

Shkruar nga Pamfleti

“PD e pastruar nga servilët, i ka marrë të gjithë

Marko Dajti, kandidati i Partisë Komuniste për Tiranën tha në një intervistë për Euronews Albania se firma e Flamur Nokës për kandidimin e tij në kryeqytet është dhënë në mënyrë shoqërore.

Dajti tha se Partia Komuniste ka qenë armikja më e madhe e PD që nga 2005, por sot sipas tij, PD është pastruar nga servilët pasi i ka marrë PS.

“Kjo që bëri Flamuri është një zhvillim mjaft pozitiv për Shqipërinë, edhe pse kjo ishe shoqërore, është për t’u falenderuar. Pas 30 vjetësh shqiptarët arrijnë të bashkohen dhe të ecin përpara. Ne kemi qenë armiq të përjetshëm me Berishën, dhe opozitën që kemi bërë ne nga 2005 nga 2013 s’e ka bërë as PS. Sot PD është pastruar nga servilët, i ka marrë të gjithë PS”, tha Dajti.

Duhet theksuar se Marko Dajti është bërë pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës dhe regjistrimi erdhi falë firmës së Flamur Nokës.

marko dajti pd ps noka

Lini një Përgjigje