TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 16:14

A kanë lidhje letër-porositë e SPAK me egërsimin e Saliut ndaj Yuri Kim?

Shkruar nga Pamfleti

A kanë lidhje letër-porositë e SPAK me egërsimin e Saliut

Saliu e di se fati i Shkëlzen Berishës është në duart e amerikanëve dhe fakti që ai po luan me “folenë e grerëzave” diçka ka ndodhur...

Ish-kryeministri Sali Berisha është “tërbuar” fare me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Edhe pse betohej e stërbetohej se amerikanët i ranë në qafë kot kur e shpallën “non grata” se ai ishte njeriu më pro-amerikan, javët e fundit po tregon se e ndjen veten shumë në hall. Fijet po i ngushtohen nga të gjitha anët dhe një person në vështirësi nuk di ç’bën më pas.

Berisha kishte muaj të tërë që anatemonte ambasadoren Kim, por kjo e fundit nuk foli. Ajo vendosi që ta nxirrte nga binarët me një intervistë në VOA ditën e martë. Mjaftoi vetëm një shprehje e saj për të treguar se çfarë mendimi kanë amerikanët për Berishën: “Është si puna e zjarrvënësit të fshatit, i cili premton se do të shuajë të gjitha zjarret, madje kërkon edhe shkrepset”.

Kjo deklaratë e ka nxjerrë nga vetja Berishën, i cili akuzon ambasadoren për afera korrupsioni, për pazare, madje dhe e ka kërcënuar dhe ofenduar. Por a lidhet “shpërthimi” i tij vetëm me këtë deklaratë të saj? Mos vallë Saliu i trembet një diçkaje tjetër pas mesazhit të Kim?

Saliu e di se fati i Shkëlzen Berishës është në duart e amerikanëve dhe fakti që ai po luan me “folenë e grerëzave” diçka ka ndodhur. SPAK e ndau në dy dosje çështjen e Gërdecit. Në njërën u hetua Fatmir Mediu dhe në tjetrën po hetohet për trafiqe fishekësh, ku në qendër është Shkëlzen Berisha. SPAK ka kërkuar ndihmën e amerikanëve dhe ka dërguar një letër-porosi, ku kërkon dokumente dhe dëshminë e Efraim Diverolit, amerikani që bëri tregti me fishekët e Gërdecit. Vetë Diveroli ka akuzuar si të përfshirë Shkëlzen Berishën. Madje ky i fundit e hodhi dhe në gjyq, por e humbi. Pak javë më parë një prej bashkëpunëtorëve të Diverolit reagoi dhe takimet me djalin e ish-kryeministrit dhe aferat e kryera. Nëse SHBA i jep SPAK-ut atë që ata kërkojnë, Berishës do i dridhet toka nën këmbë. Djali mund të përfundojë i pandehur dhe pasuria mund t’i sekuestrohet.

Mos vallë Berisha ka nuhatur diçka dhe është hedhur në sulm? Pasi përveç ambasadore ai po godet fort dhe SPAK. Kjo tregon se ai ka hall prangash dhe jo hall morali. /Pamfleti

 

berisha yuri kim spak

Lini një Përgjigje