
Avokati Spartak Ngjela, ka paralajmëruar se Sali Berisha mund të ekstradohet në Uashington nëse vijon me sjelljet anti-amerikane.
Në një intervistë televizive, Ngjela tha se Berisha mund ta pësojë si ish-presidenti Kosovës Hashim Thaçi, që po gjykohet në Hagë. Teksa shtoi se sa më shumë të vazhdon me këto sulme ndaj Amerikës, aq më shumë shkon drejt ekstradimit.
“Është politikë amerikane nuk është politikë ballkanike. Interesi shqiptar është i mbështetur në Washington, jo sot por ka që në 1919-ën. Na ka mbrojtur si shtet dhe na dhanë një shtet të dytë sepse do që me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor të ketë një element plus në luftën kundër Rusisë. Ky që flet me Rusinë është? Ik pyetini. Mos u merrni me këtë problem se e di Amerika. Biles është në favorin tonë, ta marrin ta ekstradojnë të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria. Saliu po shkon në një rrugë kriminale që mund ta çojë në ekstradim, por mund të shpëtojmë dhe ne. Mund ta pësoj si presidenti i Kosovës që i dha territore Serbisë, mos të harrojmë edhe ky i ka dhënë detin Greqisë. Sa më shumë të vazhdojë me këto budallallëqe aq më shumë mund të vazhdojë drejt një krimi që ata ta ekstradojnë”, tha Ngjela.
Sali Berisha ditët e fundit ka shpërthyer në sulme e ofendime ndaj ambasadores Yuri Kim. Si duket Saliu e di se nuk po çan dot bllokadën dhe i hakërrehet ambasadores. Kjo e fundit e cilësoi si një zjarrvënës pak ditë më parë dhe kjo e ka alarmuar “non gratën”.
Lini një Përgjigje