Politike30 Maj 2023, 18:43

PD e Shkodrës sulm frontal Berishës: Je fajtor për humbjen e zgjedhjeve, qytetarët nuk duan të kenë të bëjnë me “non gratat”

Shkruar nga Pamfleti

PD e Shkodrës sulm frontal Berishës: Je fajtor për humbjen e

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka sulmuar shumë fort ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke u ndalur tek debati për humbjen e Shkodrës, PD thekson se në zgjedhjet e 14 Majit u përfaqësua vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak të Shkodrës me vetëdije të plotë dhe jo me kandidatë për kryebashkiakë. Sipas saj, Berisha po bashkëpunon në mënyrë të fshehtë me Ramën.

PD deklaron se demokratët shkodranë bojkotuan zgjedhjet e 14 majit pasi nuk iu besojnë më non gratave dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës. Me këtë përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër.

Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare. Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakordësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarrit, të gjithë non gratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij.

6 marsi ishte skena e një krimi zgjedhor, por Sali Berisha nuk i kontestoi procesin e zgjedhjeve të 6 marsit, përkundrazi e përdori këtë rezultat në favor të tij. Humbja e zgjedhjeve të 14 majit është shembulli dhe prova se shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht votimin sepse nuk ju besojnë më as non gratave dhe as bishtave te tyre.

Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje që bëhet sot ndaj Partisë Demokratike dhe strukturave të saj në Shkodër për bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e non gratave. Këto akuza dhe shpifje janë prova më e qartë janë bërë bashkë “non gratat”, janë bërë bashkë të korruptuarit, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës për të sunduar Shkodrën dhe të ardhmen tonë.

Partia Demokratike është dhe do të të mbetet Partia e njerëzve të lirë! Partia Demokratike do të ringrihet mbi vullnetin dhe sakrificën e njerzve të ndershëm dhe do të jetë një Parti e vlerave perëndimore dhe euroatlantike me akte, jo me fjalë. Partia Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë ata qytetarë të ndershëm që duan një të ardhme pa Edi Ramën, pa Sali Berishën dhe non gratat e tjerë.

pd shkoder zgjedhje