Politike30 Maj 2023, 15:24

Erion Isai paraqitet në SPAK: Më thirrën si person që ka dijeni për një tender, nuk e di se kush po hetohet

Shkruar nga Pamfleti

Erion Isai paraqitet në SPAK: Më thirrën si person që ka

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, është paraqitur këtë të martë në SPAK ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me një ngjarje që sipas tij nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, por me një tender të shumë kohëve më parë.

Isai në fjalën e tij për mediat pas daljes nga zyrat e prokurorisë u shprehur se në SPAK është thirrur thjesht si një person që ka dijeni dhe jo si dëshmitar.

 “Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Së kë po heton I takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.

erion isai spak tender